Pamje: Përplasja me Vecinon, dëmtimi i Mandzukicit ishte i vjetër

15:37 | 1 Maj 2018

Shqetësim në shtëpinë bardhezi për kushtet fizike të Mario Mandzukicit, “viktimë” e një ndërhyrjeje nga Matias Vecino në minutat e para të sfidës kundër Interit.

Sipas një komunikimi zyrtar të Juventusit, kroati ka qenë i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë natës për plagën e pësuar mes kaviljes e pjesës së brendshme të kërcirit.

Sulmuesit, i cili menjëherë pas ndeshjes postoi imazhet e të çarës, i janë bërë dhjetë qepje. Shqetësimi parësor është i lidhur me kohët e riaftësimit dhe është thuajse e sigurt mungesa për angazhimin e radhës në kampionat.

DILEMA – Në studiot e “Sky Sport” u përfol edhe lidhur me një “dëmtim të vjetër” (duke iu referuar, me shumë mundësi, incidentit pas kontaktit me Mbbaye të Bolonjës, në dhjetor 2017: 13 qepje në atë rast) që Mandzukic ka shfaqur gjatë momentit kur u kap nga telekamerat në InterJuve, teksa ulte palestrinën për të kontrolluar gjendjen: dyshim i lindur nga fakti se kroati del nga fusha jo menjëherë por pas plot 66′ (në të 83-tën, ndërsa Vecino doli nga loja në të 18-tën).

Episod ky që ka shkaktuar jo pak polemika (e kuptueshme për nga pesha e sfidës), e që mund të vijojnë pa frikë deri në fund të kampionatit.

RIAFTËSIMI – Siç u raportua nga faqja zyrtare e “Zonjës”, pra, kushtet e Mandzukicit mbeten për t’u vlerësuar. “Si pasojë e plagës së thellë të pësuar në pjesën e brendshme të kaviljes së djathtë, pas kthimit në Torino gjatë mbrëmjes, Mario Mandzukic i nënshtruar operacionit kirurgjikal. Është në rrezik prania e lojtarit për ndeshjen e kampionatit të së shtunës që vjen ndaj Bolonjës”.

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara