Palermo siguron promovimin në Serie C

21:00 | 22 Maj 2020

Palermo duket se do të fitojë një promovim në Serie C, pasi ligat jo profesionale italiane kanë votuar për përfundimin e sezonit në këtë Serie D.

Njoftimi është bërë në takimin e djeshëm të Këshillit Federal, me Serie D që nuk do të rifillonte për sezonin 2019/2020.

Organi drejtues i ligës jo profesionale ka pranuar të përfundojë sezonin me tabelat aktuale.

Nëse ky propozim miratohet nga Këshilli Federal, Palermo në sezonin e ri do të garojë në Serie C.

Palermo e nisi këtë sezon në Serie D, pasi klubi shpalli falimentimin.

Këtë sezon, skuadra që në të kaluarën ka qenë pjesë e Serie A, renditet në vendin e parë në Serie D në grupin I, me 63 pikë pas 26 xhirove.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara