Pacolli: Serbia dhe klubet e saj duhet t’i japin fund provokimeve

21:37 | 9 Tetor 2019

Policia e Kosovës ka parandaluar pasditen e sotme (e mërkurë) zhvillimin e ndeshjes mes Cervena Zvezdas dhe Trepçës.

Pas urdhrit nga institucionet e Kosovës, forcat e Njësisë Speciale të Kosovës ndërhynë duke kthyer nga prapa autobusin dhe bordin e skuadrës së Cervena Zvezdës në Jarinë, shkruan portali arbresh.info.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook duke dënuar deklaratat ultra nacionaliste si dhe duke bërë thirrje që Serbia së bashku me klubet e saj t’i jap fund provokimeve të tilla.

Postimi i plotë i z. Pacolli në Facebook:

I dënoj deklaratat ultra nacionaliste sot nga klubi serb i futbollit Crvena Zvezda. Futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht dhe nuk mund të shërbejë si një mjet për përhapjen e urrejtjes dhe ultra-nacionalizmit. Ekipet serbe të futbollit nuk mund të luajnë në Kosovë pa respektuar rregullat dhe ligjet e Kosovës, përfshirë lejen e Federatës së Futbollit të Kosovës. Serbia dhe klubet e saj të sponsorizuara duhet të ndalojnë ultra-nacionalizmin si një mjet kundër Kosovës dhe t’i japin fund provokimeve.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara