“Ozil nuk i përshtatet lojës së Mourinhos”

14:38 | 27 Nëntor 2017

Legjenda e Liverpoolit, Mark Lawrenson nuk beson se Manchester United do të nënshkruajnë me Mesut Ozilin në afatin kalimtar të janarit.

29 vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Arsenalin dhe besohet se topxhinjtë do ta shesin në janar, transmeton arbresh.info.

Manchester United dhe Barcelona kanë shprehur interesim për shërbimet e ish anëtarit të Real Madridit.

Mark Lawrenson

 

Jose Mourinho dhe Mesut Ozil kanë punuar së bashku gjatë kohës së tyre në Real Madrid por Lawrenson beson se stili i lojës së Ozilit nuk përshtatet me skuadrën e portugezit në Old Trafford.

“Nuk mendoj se Mourinho do ta transferoj Ozilin”, ka thënë Lawrenson për BBC Sport.

“Jam shumë i sigurt se Jose nuk do të nënshkruajë me Ozilin. Ai nuk është tip i Jose Mourinhos”, ka përfunduar legjenda angleze.

Ozili mungoi në fitoren e Arsenalit ndaj Burnley në vikend për shkak të gripit. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara