Ozil ka fjalë të mëdha për Xhakën dhe Mustafin | arbresh.info
mesut-ozil

Ozil ka fjalë të mëdha për Xhakën dhe Mustafin

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, ka thënë se beson që bashkëlojtarët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi mund t’i prijnë sivjet Arsenalit drejt titullit të kampionit.

The Gunners kanë humbur pikë të rëndësishme në tre përballjet e fundit në Premier League ku janë tetë pikë prapa liderit Chelsea.

Por që Ozil këmbëngul se ende ka rrugë të gjatë deri te titulli.

“Në të njëjtën periudhë kohore vitin e kaluar ne ishim në krye. Tash Chelsea është në pozitën e njëjtë”.

“Ka mbetur shumë deri në fund. Na duhet të ecim për tu kthyer në front shpejt. Jam i bindur se ne mund të arrijmë kreun në fund të sezonit dhe të arrijmë qëllimin tonë”.

“Kemi më shumë potencial në anën tonë me nënshkrimet e reja, Xhaka dhe Mustafi. Kemi një shpirt tjetër në skuadër”, ka thënë Ozil.




Leave a Reply