‘Nxehet’ El Clasico, Sergio Roberto përjashtohet direkt me karton të kuq

21:41 | 6 Maj 2018

Barcelona dhe Real Madridi janë duke u përballur në ‘El Clasicon’ e fundit për këtë sezon.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, 1 – 1, pas golave të Luis Suarezit dhe Cristiano Ronaldo.

Por, në minutën e fundit të kohës shtesë, Barcelona mbeti me një lojtarë më pak në fushë.

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Roberto, gjatë një dueli me Marcelon, humbi kontrollin emocional dhe e goditi me grusht mbrojtësin brazilian, dhe gjyqtari kryesor i ndeshjes, Alejandro Hernandez, nuk hezitoi ta ndëshkonte me karton të kuq.

Ky vendim nuk priti aspak mirë nga lojtarët e Barcelonës dhe tifozët në tribuna. /arbresh.info/

 

 

Lajmet më të lexuara