Nuk gabon PSG, Neymar vendimtar ndaj Toulouses

18:56 | 10 Shkurt 2018

Paris Saint Germaini ka siguruar fitore me rezultat minimal ndaj Toulouses.

Goli nga superylli Neymar i ka dhënë tri pikë të plota skuadrës së Unai Emery në takimin si mysafirë pasditen e sotme (e shtunë) kundër Toulouses, shkruan portali arbresh.info.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë realizoi golin e epërsisë në minutën e 68′ të pjesë së dytë në De Toulousese për t’i dhënë një tjetër fitore gjigantit francez.

Goditja nga afërsia nga ylli brazilian ishte e pandalshme nga portieri Alban Lafont.

Paris Saint Germain tani ka 65 pikë në krye të tabelës, 13 më shumë se Marseille në pozitën e dytë, ndërsa Toulouse vazhdon qëndrimin në pozitën në prag të zonës së dëbimit me vetëm një pikë larg.

Ndeshja e ardhshme e gjigantit në Parc des Princes është ajo në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit./arbresh.info/

Shikoni golin nga Neymar:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara