Nuk funksion faqja për blerjen e biletave, Tiks App del me njoftim për tifozët

16:27 | 12 Nëntor 2019

Tiks App ka njoftuar se uebfaqeja për blerjen e biletave do të kthehet së shpejti në dispozicion.

Në një njoftim me anë të llogarisë së tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, kompania shkruan se shërbimi i tyre nuk është funksional për “shkak të ngarkesës shumë të madhe”, shkruan portali arbresh.info.

“Për shkak të ngarkesës shumë të madhe momentalisht qasje në uebfaqen tonë është e pamundur. Shumë shpejtë faqja do të jetë aktive përsëri”, thuhet në reagimin e tyre.

“Shpresoj të kemi mirëkuptim e juaj pasi që kërkesa është jashtëzakonisht shumë e madhe”

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe interesimi për të parë këtë ndeshje nga afër është tepër i madh.

Portali arbresh.info do t’iu njoftoj për çdo zhvillim rreth kësaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara