Notat e lojtarëve: Atalanta – PSG, Neymar më i vlerësuari

23:27 | 12 Gusht 2020

PSG është gjysmëfinalisti i parë i Ligës së Kampionëve, të cilët mposhtën Atalanta-n me rikthimin në rezultat 1 – 2.

Skuadra franceze ishte dukshëm më e mirë dhe me plotë meritë u kualifikuan në gjysmëfinale, shkruan portali arbresh.info.

Sipas SofaScore, ylli i ndeshjes ishte Neymar, i cili u vlerësua me notën 8.6.

Ndërsa, lojtari më i dobët i kësaj ndeshje ishte qendërmbrojtësi i Atalanta-s, Mattia Caldara me notën 5.3, kurse Berat Djimsiti u vlerësua me notën 6.7.

Në gjysmëfinale, PSG-ja përballet me fituesin e ndeshjes RB Leipzig – Atletico Madrid./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara