Nota e lojtarëve të Liverpoolit në fitoren minimale kundër Brightonit

18:28 | 12 Janar 2019

Liverpooli i është kthyer fitoreve pasditen e sotme (e shtunë) duke siguruar fitore minimale 1 me 0 kundër Brightonit.

“Redsat” kanë siguruar tri pikë të plota në takimin si mysafirë të zhvilluar në stadiumin Amex në kuadër të xhiros së 22-të në Premier Ligë kundër skuadrës së Chris Hugtonit falë golit nga superylli Mohamed Salah, shkruan portali arbresh.info.

Reprezentuesi egjiptian realizoi golin vendimtar të këtij takimi në minutën e 50′ duke u treguar i saktë me goditjen e tij nga penaltia, të cilën e siguroi pas një ndërhyrje të palejuar ndaj tij.

Mohamed Salah është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje  – 8.0.

Xherdan Shaqiri, i cili ishte startues në këtë takim mjaftë të rëndësishëm për skuadrën e Jurgen Klopp, është vlerësuar me notën 6.3  që është nota më e dobët te skuadra e strategut gjerman.

Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mesfushori i Brightonit, Pascal Grob (5.6)./arbresh.info/

Brighton 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara