Një tjetër skuadër nga Premierë Liga interesohet për Vedat Muriqin

18:41 | 15 Tetor 2019 | Arsim Namani

Vedat Muriqi raportohet të ketë ngjallur interesim edhe te një tjetër klub në Premierë Ligë.

Sulmuesi i Kosovës dhe Fenerbahces ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh skuadrash evropiane teksa thuhej se zyrtarë nga Lazio, Tottenham Hotspuri e Atletico Madridi ishin të pranishëm për të vëzhguar lojtarin nga Prizreni mbrëmë në stadiumin “Fadvil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.

Muriqi realizoi golin e dytë në fitoren 2 me 0 të Kosovës kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Por, siç raportohet nga gazeta turke Star, përveç skuadrës së Mauricio Pochettinos, interesim për shërbimet e Muriqit ka shfaqur edhe Bournmmouthi.

Nëse bazohemi në raporte të ndryshme edhe nga kaluara, Bournemouthi tani është skuadra e katërt nga Anglia pas Tottenham Hotspurit, Manchester United dhe West Hamit që kanë shfaqur interesim në kosovarin.

25-vjeçari ka gjetur portën në 20 raste brenda 32 ndeshjeve të zhvilluara gjatë këtij viti./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara