Një Kosovë ndryshe kundër Gjibraltarit? Përgjigjet Challandes

19:16 | 9 Tetor 2019

Kosova luan një ndeshje miqësore kundër Gjibraltarit mbrëmjen e së enjtes.

Marrë parasysh faktin se mysafiri i ardhshëm në “Fadil Vokrri” u ka shkaktuar probleme skuadrave të tjera për shkak të lojës së tyre të mirë defanzive, trajneri Bernard Challandes është pyetur në lidhje me këtë se a do të kemi mundësi të shohim një Kosovë ndryshe për këtë ndeshje, shkruan portali arbresh.info.

Por, 66-vjeçari thotë se kjo nuk shfaq ndonjë “problem” për të.

“Nuk është një problem për të luajtur defanziv, ne luajmë ndeshjen tonë kundër Gjibraltarit, kundër Malit të Zi dhe kundër Anglisë, e keni parë edhe ju gjithashtu ndoshta nuk ishte mirë por ne kemi luajtur ndeshjen tonë por nuk është problem, ne qëndrojmë me filizojnë tonë”, ka thënë Challandes në konferencën e sotme (e mërkurë) për shtyp.

“Kundër Gjibraltarit ne duhet të kemi më shumë posedim të topit, ne duhet të kemi disa mundësi për të shënuar, por nuk është lehtë ashtu siç mendoni. Është e qartë për mua se duhet të kemi një mbrojtje të mirë ndoshta jo sikur kundër Anglisë sepse Sterling luan për Anglinë dhe jo për këtë skuadër, por ne duhet të kemi një mbrojtje të mirë, pra unë do t’i them skuadrës se një ndeshje e mirë është një ndeshje që nuk pranojmë gol së pari”

Challandes shton gjithashtu se e sheh si një mundësi të mirë takimin e nesërm për të përgatitur formacionin titullar ndaj Malit të Zi.

“Halimi është i suspenduar, kjo do të thotë se ne duhet të gjejmë një mesfushor defanziv. Kjo ndeshje është shumë e mirë për të parë dhe për të gjetur një zgjedhje për këtë para ndeshjes ndaj Malit të Zi.

“Në fund të ndeshjes shpresoj të kem më shumë informata për njëmdhjetshen startuese apo grupin para ndeshjes kundër Malit të Zi”

Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit luhet më 10 tetor (nesër) në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara