Nice ndëshkon Balotellin për mbipeshë?

15:09 | 14 Shtatorë 2018

Nice thuhet të ketë ndëshkuar sulmuesin e Italisë, Mario Balotelli, për fillimin e sezonit në mbipeshë.

Balotelli ishte kritikuar shumë pas performancave të tij në barazimin e fundit të Italisë 1 me 1 ndaj Polonisë, para se mediat të zbulojnë se sulmuesi kishte arritur në 100 kg, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse presidenti i Nices, Juan Pierre Rivere, nuk ka konfirmuar se 28-vjeçari është gjobitur nga klubi, ai ka aluduar rreth kësaj.

“Mario do të ketë një sezon të mrekullueshëm sepse ne do të kthejmë atë në gjendjen më të mirë dhe sepse ai është një lojtar i mrekullueshëm”, ka thënë ai.

“Megjithatë, Nice nuk e ka shprehi që të trajtoj lojtarët të caktuar ndryshe. Mario veproi në vete”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale