Neymar pezullohet me dy ndeshje mos-lojë

09:23 | 17 Shtator 2020

Ylli i PSG-së, Neymar është pezulluar për dy ndeshjet e radhës pas kartonit të kuq në përballjen ndaj Marseille.

Braziliani pretendon se ishte ‘sulmuar’ në formë racore nga kundërshtari Alvaro Gonzalez, të cilin e goditi në fytyrë dhe pas rishikimit të VAR, arbitri e ndëshkoi më të kuq, transmeton portali arbresh.info.

Federata e futbollit të Francës ka vendosur ta pezullojë për dy ndeshjet e radhës, derisa autoritetet janë duke shikuar nëse vërtet ishte akuzuar në formë raciste.

Mbrojtësi i PSG-së, Layvin Kurzawa është pezulluar për gjashtë ndeshje, kurse Leandro Parades për dy ndeshje.

Kurse, vendimi për Angel di Maria do merret me 23 shtator./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara