“Neymar është një dhuratë nga Zoti ashtu si Messi dhe Ronaldo”

14:15 | 14 Shtatorë 2018

Sipas Timothee Kolodzijeczak, superylli i Paris Saint Germain – Neymar posedon të njëjtin talent si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Kolodziejczaku, i cili në të kaluarën është përballur me Neymarin në La Liga, nuk sheh ndonjë arsye pse 26-vjeçari nuk mund të arrijë në top nivel për shkak se tashmë ai ka treguar vetën si njëri nga performuesit më të mirë, transmeton portali arbresh.info.

I huazuari te St Etienne nga PSG, që shpenzoi tri vite te Sevilla, i ka folur për L’Equipe rreth luftës mes Neymarit, Messit dhe Ronaldos:

“Ata janë ndryshe. Nga mendët, Cristiano Ronaldo është një vrasës. Dhjetë vite në këtë nivel, me të njëjtën dëshirë, askush nuk e ka parë këtë. Njerëzit jashtë futbollit nuk mund ta kuptojnë këtë, por për ne lojtarët, nga frymëzon respektin”

“Messi është një dhuratë nga Zoti. Neymar është i njëjtë – më i mirë, por po aq punëtor. Nëse nuk e posedoni këtë atëherë ju nuk mund të jeni në këtë nivel”

“Me Sevillan unë kam luajtur kundër lojtarëve më të mirë në botë”

“Të gjesh vetën kundër Cristiano Ronaldos, Messit dhe Neymarit ju mundëson të keni progres në koncentrim, fizikisht dhe taktikisht. Ju mësoni t’i kushtoni vëmendje gjithçkaje në fushë”

“Neymar ishte lojtari më i vështirë për tu markuar. Në Spanjë, ai më impresionoi me topin. Ai ishte i shpejtë në Barcelonë, ndërsa Messi vendosi fatin e ndeshjes me një sulm të shpejtë ose një gjuajtje të lirë”

“Cristiano Ronaldo është një lojtar i kompletuar. Ai ka një karizëm aq të madh sa merr shumë hapësirë në skuadër. Së bashku me Balen dhe Benzeman, Reali ishte u mbushur me talenta”

Kolodziejczak do t’i bashkohet Neymarit së shpejti në Parc des Princes./arbresh.info/