Neymar dhe Barcelona do të shkojnë në gjyq më 27 shtator

18:38 | 4 Shtator 2019

Afati kalimtar është mbyllur dhe Neymar ka mbetur në Paris Saint-Germain, duke u shtyrë kthimi në Barcelonë të paktën deri në janar.

Por Braziliani do të rikthehet në Barcelonë në 27 shtator për betejën e tij gjyqësore me klubin katalunas për një pagesë që daton nga viti 2016.

Pas nënshkrimit të një kontrate të re në Barcelonën në vitin 2016, Neymar mori 14 milionë euro nga një bonus prej 40 milionë eurosh, me Blaugrana që ende janë duke i mbajtur 26 milionë euro të tjera.

Kur Neymar u largua për PSG një vit pas, ai nuk i mori 26 milionë eurot shtesë nga Barcelona, dhe palët tani do ta zgjidhin mosmarrëveshjen në gjykatë.

Në anën tjetër Barcelona po kërkon gjithashtu që Neymar të paguajë 75 milionë euro për mos përmbushjen e kontratës së tij si pjesë e kësaj çështje gjyqësore.

Neymar kishte bërë ankesë për situatën edhe në FIFA në shkurt 2018.

Nëse sulmuesi do të kishte nënshkruar me Barcelonën këtë verë, atëherë kërkesat e të dyja palëve do të tërhiqeshin.

Sidoqoftë, Neymar është ende lojtar i PSG-së dhe gjyqi vazhdon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara