Neymar: Asnjëherë nuk mendova për eliminimin, synojmë finalen

23:48 | 12 Gusht 2020

Ylli i PSG-së, Neymar ka paralajmëruar rivalët se synon ta fiton Ligën e Kampionëve.

Braziliani ishte në top formë ndaj Atalanta-s dhe ishte lojtari kryesor i cili i ndihmoi gjigantit francez të kualifikohet tutje, transmeton portali arbresh.info.

Pas ndeshjes, Neymar e ka bërë me dije se asnjëherë nuk ka menduar se do eliminohen, ndërsa ka pranuar se mendon vetëm për finalen.

“Asnjëherë nuk mendova për eliminimin. Asgjë nuk do me ndaloi për mendimet që do jemi në finale. Ishte shumë vështirë”.

“Jemi duke shijuar gjëra të mirë, kemi skuadër të re, jemi familje. Ishte e pamundur të mendoja se do eliminoheshim”, deklaroi ai.

PSG në ndeshjen e radhës do përballet me fituesin e takimit RB Leipzig – Atletico Madrid, ndeshje e cila zhvillohet nesër./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara