Newcastle i bashkohet garës për transferimin e Granit Xhakës

16:41 | 8 Nëntor 2019

Newcastle United është i vendosur të tentojë transferimin e yllit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli shqiptar, 27 vjeç, mbeti pa shiritin e kapitenit në fillim të këtij muaji pasi u përfshi në një ekses me tifozët, pasi ata e vërshëllyen dhe shanë gjatë zëvendësimit kundër Crystal Palace.

Situata e tij e krijuar ka bërë që Xhaka të shihet si i padëshiruar nga tifozët dhe një largim i tij gjatë janarit është më se i mundshëm.

Sipas mediumit britanik The Sun, Newcastle po shpreson të përfitojë nga situata e krijuar dhe të nis një sulm të guximshëm gjatë janarit, ndërsa ata kërkojnë të forcojnë ekipin e tyre.

Steve Bruce tashmë ka pranuar se ekipit të tij i duhet më shumë vrapim dhe forcë në mesfushë – dhe shtimi i Xhakës me përvojë do të ndihmonte në ato zona.

Sidoqoftë, Laraskat mund të tërhiqen për shkak të kërkesave të pagës nga Xhaka – me mesfushorin që aktualisht fiton 130,000 funte në javë.

Interesim për reprezentuesin zviceran thuhet se kanë shprehur edhe dy klubet e mëdha italiane, Interi dhe Milani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara