Neville: Man Unitedi do ta fitojë Premierligën para Liverpoolit

15:35 | 14 Gusht 2019

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, ka pretenduar se “Djajtë e kuq” janë ma afër triumfit në Premierligë sesa Liverpooli, për të cilët tha se do ta humbin së shpejti yllin e skuadrës, Mohamed Salahun.

Manchester Unitedi e përfundoi sezonin e kaluar në pozitën e gjashtë në tabelën e Premierligës, përderisa Liverpooli e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve dhe garoi për atë të Premierligës deri në xhiron e fundit, duke mbetur vetëm një pikë para Manchester Cityt, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli dhe Manchester City po konsideron favoritë edhe për trofeun e këtij edicioni të ri të Premierligës, edhe pse Neville beson se ata do të dështojnë në këtë tentim sërish dhe do ta humbin Salahun.

“Nuk ulem këtu çdo ditë si tifoz i Manchester Unitedit dhe të mendoj se bota ime është duke marrë fund. Unë e shoh këtë thjesht si një cikël. U rrita për 18 vjetët e para të jetës sime dhe nuk e pashë Manchester Unitedin me titull të ligës. Por, 20 ose 25 vitet e radhës ishin të lavdishme. Isha sikur në parajsë”, ka thënë Neville për Sky Sports.

“Por, tani është e vështirë. Nuk ulem këtu duke menduar: “Oh Zot, çka nëse s’e fitojmë ligën këtë vit, nëse s’e bëjnë këtë vitin tjetër apo nëse nuk e marrin një lojtar”. Nuk përjetoj më asi lloj tronditjeje”.

“Nuk më shqetëson përmirësimi i skuadrave të tjera. Sinqerisht nuk më shqetëson sepse kjo gjë mund të korrigjohet me pak para të dhëna për stadiumin dhe vendimeve të mira nga bordi drejtues dhe departamenti rekrutues”.

“Unë mund t’iu garantojë qartësisht, Manchester Unitedi do të fitojë sërish. Ata, me gjasë, do ta fitojnë titullin e ligës pra Liverpoolit, sipas mendimit tim. Dhe nuk po tregohem i pasjellshëm, po me gjasë do ta fitojnë para Liverpoolit”.

“Ata janë më të pjekur, janë më afër sesa që mendoni dhe gjendja nuk është aq e keqe sa ju e mendoni. Gjërat gjithmonë janë kështu. Liverpoolit do t’i shkojë Salahu gjatë 12 muajve në vazhdim, mund ta shohë këtë tashmë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara