Neville injoron Pogban, ja çfarë thotë për largimin e mesfushorit nga United

19:55 | 13 Shtator 2018

Neville e injoron mesfushorin Pogba.

Gary Neville beson që Manchester United mund t’ia dalë edhe pa Paul Pogban.

Ish-lojtari i Unitedit ka thënë që nëse francezi dëshiron të largohet, atëherë le ta bëjë një gjë të tillë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Paul, nëse dëshiron të shkosh diku tjetër, atëherë le ta bëjmë këtë realitet sepse United do të jetë mirë, mos u shqetëso për atë”, deklaroi Neville.

Ai theksoi që klubi mund të refuzojë shitjen e lojtarit publikisht, por privatisht mund të arrijë ndonjë akord për të kthyer 90 milionë funtet e investuara në mesfushorin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara