Nesër super derbi mes Pejës dhe Prishtinës

12:23 | 4 Tetor 2019

Të shtunën do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo xhiro sjell edhe super derbin mes Pejës dhe Sigal Prishtinës.

“El Klasiko” e basketbollit rikthehet pas një viti mungesë, derisa atmosfera në ‘Karagaçi’ pritet të jetë fantastike, me tifozët pejanë që gjithmonë e kanë përkrahur skuadrën e tyre dhe do të dëshmojnë se sa u ka munguar klubi në Superligë.

Prishtina edicionin e kaluar fitoi titullin, Kupën e Superkupën, derisa në xhiron e parë pësoi nga Rahoveci, kurse në mesjavë mundi Ponte Prizrenin.

Kjo e fundit do të ndeshet me Feronikelin, kurse ndeshje interesante shihet ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Ndeshja e fundit për këtë xhiro është mes Rahovecit dhe Lipjanit.

Bashkimi në këtë xhiro pushon./arbresh.info/

Superliga – Java 3

E shtunë

  • 15:00 Ponte Prizreni – Feronikeli
  • 17:00 Golden Eagle Ylli-Trepça
  • 19:00 Peja – Sigal Prishtina
  • 21:00 Rahoveci – Lipjani
  • Bashkimi pushon

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara