Nesër prezantohet përforcimi i fundit nga Real Madridi

21:52 | 12 Shtator 2019

Real Madridi do të prezantoj nesër zyrtarisht portierin Alphonse Areola.

Portieri ka kryer sot (e enjte) seancën e parë stërvitore me bashkëlojtarët e rinj te Real Madridi pas finalizimit të transferimit në formë huazimi nga Paris Saint Germaini në ditën e fundit të afatit kalimtar, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeçari ishte në detyrë me skuadrën kombëtare të Francës gjatë ndeshjeve ndërkombëtare, prandaj sot ishte mundësia e tij e parë për të stërvitur me portierët si Thibaut Courtois dhe Diego Altube.

Sidoqoftë, ‘Los Blancos’ do të prezantojnë nesër në dhomën e bordit në Santiago Bernabeu 26-vjeçarin.

Areola pritet të përfshihet në skuadrën për ndeshjen e së shtunës kundër Levantes.

Prezantimi i tij fillon në ora 13:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara