Nesër ndeshja finale e Kupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Mitrovicës

14:15 | 22 Nëntor 2020

Nesër në ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, ndërmjet Llapit dhe Mitrovicës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton arbresh.info

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), kjo finale i takon edicionit garues 2019/2020 dhe ishte paraparë të zhvillohej në periudhën maj-qershor, por për shkak pandemisë dhe orarit të ngjeshur të ndeshjeve ka qenë e pamundur të zhvillohet deri më tani.

“Ju njoftojmë se nesër (e hënë, 23.11.2020) në orën 13:30, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, ndërmjet Llapit dhe Mitrovicës. Kjo finale i takon edicionit garues 2019/2020 dhe ishte paraparë të zhvillohej në periudhën maj-qershor, por për shkak pandemisë dhe orarit të ngjeshur të ndeshjeve ka qenë e pamundur të zhvillohet deri më tani”, thuhet në njoftimin e federatës./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara