Në mbrëmjen e së martës, tifozëve iu rikujtua edhe një herë magjia e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit

09:32 | 1 Korrik 2020

Në javën e kaluar, Lionel Messi i mbushi 33 vite. Kjo gjë u rikujtojë tifozëve se ai po shkon drejtë pensionimit nga futbollit dhe duhet shijuar lojën e tij sa të jetë e mundur.

E njëjta gjë shkon edhe për Cristiano Ronaldon që në muajin shkurt u bë 35-vjeçar, dhe nuk i kanë mbetur edhe shumë vite në futbollin aktiv.

Dy yjet i kanë fituar në total 11 Topa të Artë, atë që nuk ka arritur të bënte asnjë lojtar në të kaluarën, e që mbajtën rivalitetin mes tyre për më shumë se një dekadë.

Dy lojtarët vlerësohen si nga më të mirë në histori të futbollit, e kjo gjë u vërtetua edhe në mbrëmjen e të martës.

Si Ronaldo, ashtu edhe Messi, që të dy ishin në listën e realizatorëve.

Ylli portugez bëri një vrapim fantastik, duke arritur që të shënonte rreth 20 metra distancën për Juventusin në ndeshjen ndaj Genoas për rezultatin 2-0.

Ronaldo arriti të realizonte golin e 728 në karrierën, në fitoren 3-1 të Zonjës së Vjetër në Serie A.

Vetëm pak minuta pas golit të 35-vjeçarit, Messi shënoi në stilin panenka ndaj Atletico Madridit, kur rezultati ishte 1-1 në Camp Nou.

Ylli i Barcelonës shënoi golin e 700-të në karrierë në nivel klubesh dhe te kombëtarja e Argjentinës.

Kjo nënkupton se Ronaldo dhe Messi janë lojtarët e vetëm aktiv që kanë realizuar 700 gola në karrierë dhe tifozëve nuk u kanë mbetur edhe shumë vite që të shijojnë magjinë e dyshes.

 

 

Lajmet më të lexuara