Në mbrëmje takimi i shumëpritur Allegri – Agnelli

15:14 | 15 Maj 2019

Max Allegri ka arritur në kompleksin e klubit të Juves para takimit të tij të shumëpritur me presidentin Andrea Agnelli.

Corriere dello Sport raporton se Allegri ka hyrë në Continassa pesë orë pas Agnellit, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, ai duhet fillimisht të zhvillojë stërvitjet para ndeshjes të së dielës në Serie A kundër Atalantas, prandaj takimi nuk do të ndodhë deri në mbrëmje.

Këtu nuk ka ende asnjë indikacion se cili do të jetë rezultati, ndonëse gazetat pretendojnë se vetëm shefi dhe trajneri do të jenë prezent.

Palët do të shfrytëzojnë takimin për të arritur marrëveshje rreth përforcimit të skuadrës së Juvez dhe vazhdimit në klub të Allegrit, kontrata e të cilit skadon pas një viti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara