Ndeshja e karrierës për Xhakën, në sytë e Guardiolës

10:31 | 21 Mars 2015

Granit Xhaka do të ketë ndoshta njëren nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierë në sfidën me Bayernin.

Mesfushori kosovar thuhet se do të përcillet me interes nga Pep Guardiola në sfidën e të dielës.

Dje në mediat gjermane thuhej se Bayerni po e monitoron Xhakën, ndërsa mediat zvicëriane shkruajnë se Xhaka pikërisht në këtë sfidë mund të bindë Guardiolën me cilësitë e tij.

Çmimi i blerjes së Xhakës llogaritet afër 30 milion euro, shifër të cilën Bayerni nuk e ka problem ta paguaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara