Ndërron jetë ‘krahu i djathtë’ i Florentino Perez

09:52 | 22 Dhjetor 2018

Ekipi i Real Madrid sot ka marrë një lajm të hidhur. Drejtori i klubit Angel Aguado ka ndërruar jetë.

Aguado ishte pjesë e klubit të Real Madrid që 62 vite dhe ishte ndër njerëzit kryesor të presidentit Florentino Perez, transmeton Indeksonline.

Gjatë kohës sa ka qëndruar në klub, Real Madrid ka fituar 40 tituj.

Ekipi spanjoll sot luan finalen e Kupës së Botës për Klube dhe para ndeshjes pritet që të nderohet me një minutë heshtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara