Napoli vs Milan, Amir Rrahmani mungon shkaku i COVID-19

20:10 | 22 Nëntor 2020

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Napolit dhe Milanit.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk është i gatshëm për këtë takim, pasi ditë më parë rezultoi pozitiv me COVID-19.

Sfida mes Napolit dhe Milanit pritet të jetë e tensionuar, por po ashtu edhe me lojë të bukur, raporton Gazeta Express.

Milani synon të rrëmbejë kreun e pushtuar nga Sassuolo, derisa Napoli për të hyrë në zonën Champion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara