Napoli – Juventus: Ronaldo lojtari më i dobët në fushë

15:37 | 18 Qershor 2020

Cristiano Ronaldo ishte fitues në 11 finale radhazi dhe klubin dhe kombëtaren nga gushti i vitit 2014 deri në qershor të vitit 2019. Por tani, ai i ka humbur dy finale radhazi, për herë të parë në karrierë.

Kupa e Italisë mund të mos ketë qenë synimi kryesor i Ronaldos, por gjithsesi disfata e ka lënduar, transmeton Gazeta Express.

U pa qartë se Ronaldo ishte i tërbuar për faktin se nuk e pati mundësinë as të gjuajë nga pika e bardhë bile gjatë penalltive në humbjen e Juventusit 4:2 ndaj Napolit në finale e së mërkurës në Stadiumin Olimpik të Romës.

Kjo për shkak se Paulo Dybala dhe Danilo i kishin humbur penalltitë në fillim dhe Ronaldos s’i erdhi rendi asnjëherë.

Nuk ka pasur garanci, natyrisht, se Ronaldo do të shënonte. Ai e humbi penalltinë në gjysmëfinalen e javës së kaluar kundër Milanit dhe nuk kishte luajtur aspak mirë as në Torino.

Megjithatë, ai ishte mizor në Romë; lojtari më i dobët në fushë, sipas gazetës së madhe italiane “Gazzetta dello Sport”.

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italisë, Luka Toni, nuk ishte aspak i kënaqur me lojën e tij. “Tani, Ronaldo nuk mund ta driblojë qoftë edhe një lojtar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara