Napoli i frikësohet largimit të Elseid Hysajt

19:25 | 13 Qershorë 2018

Napoli ka frikë që Elseid Hysaj mund të ndjek hapat e Maurizio Sarrit për transferim te Chelsea.

‘Rai Sport’ pretendon që reprezentuesi i Shqipërisë është duke u përfolur për transferim te “Blutë”, që janë duke kërkuar për të përforcuar linjën e tyre prapa, transmeton portali arbresh.info.

24-vjeçari është kthyer gradualisht në njërin nga mbrojtësin më të mirë në Serie A gjatë viteve të fundit, por ka një klauzolë të blerjes prej 50 milionë euro në kontratën e tij.

Sarri, i cili e transferoi atë nga Empoli, thuhet se do të jetë trajneri i ardhshëm te klubi në Stamford Bridge.

Hysaj kishte mohuar raportet për largim nga klubi italian në fillim të muajit qershor, por e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale