Napoli favorit për Gabriel

22:37 | 21 Maj 2020

Napoli shihet si kandidati kryesor për të transferuar mbrojtësin e Lille-s, Gabriel.

Gabriel e ka dëshmuar vetën si një ndër mbrojtësit që mund të shkëlqejë në të ardhmen dhe shumë klube janë duke monitoruar situatën e brazilianit, transmeton portali arbresh.info.

Sipas France Football, Napoli është duke prirë garën shkaku i trajnerit Gennaro Gattuso, i cili ka impresionuar lojtarin duke i premtuar vendin në formacionin e parë.

Marrëveshja e tillë, gjigantit italian do t’i kushtoi plotë 30 milionë euro.

Real Madrid dhe Everton janë dy skuadrat e tjera të interesuara për brazilianin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara