Muriqi rikthehet nga lëndimi, asistimi i tij ia siguron një pikë Fenerbahces

22:27 | 30 Nëntor 2019

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer nga lëndimi pas rreth një muaji jashtë fushave.

Muriqi ishte mungesa e madhe e Kosovës në dy ndeshjet e fundit eliminatore për Euro 2020, ku Dardanët u mposhtë 2-1 nga Çekia dhe 4-0 nga Anglia.

Megjithatë, sulmuesi prizrenas pas rreth një muaji është rikthyer nga lëndimi që pësoi me klubin turk, Fenerbahce.

25-vjeçari u rikthye në fushat e blerta gjatë barazimit 2-2 të Fenerbahces në udhëtim të Goztepe.

Rikthimi i Muriqit erdhi në minutën e 64-të pasi zëvendësoi mbrojtësin Mathias Jorgensen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara