Muriqi i pandalshëm, shënon pas dy minutave lojë

12:43 | 16 Mars 2019

Vedat Muriqi është thjeshtë i pandalshëm këtë sezon.

Sulmuesi i Kosovës ka vazhduar me formë të lartë në Turqi duke shënuar edhe në ndeshjen e pasdites së sotme (e shtunë) të skuadrës së tij, shkruan portali arbresh.info.

Muriqit i mjaftuan vetëm dy minuta lojë për të gjetur portën në takimin si mysafirë kundër Konyasporit në kuadër të xhiros së 26-të në Superligë të Turqisë.

24-vjeçari ka shënuar 11 gola gjatë këtij edicioni te Rizespori në Turqi dhe ka krijuar gjashtë asistime brenda vetëm 25 ndeshjeve.

Goli i sotëm nga Muriqi erdhi pas një gabimi nga mbrojtësi i skuadrës nikoqire, gjë të cilën kosovari e shfrytëzoi mjaftë mirë./arbresh.info/


(Goli e tij mund ta shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara