Murinho: Ditën kur Abramovichi do mendojë se nuk bëj për Chelsean, atëherë do të iki

18:40 | 23 Maj 2015

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho tha se do të qëndrojë në klub derisa këtë gjë ta pranonte pronari i tij, Roman Abramovich.

Por, portugezi, i cili ka drejtuar Chelsean në titullin e tretë të Premier League-s gjatë 10 viteve të fundit, i tha programit të BBC-së, “Football Focus” se në të ardhmen do të merrte në konsideratë edhe drejtimin e klubeve të tjera britanike.

“E imagjinoj veten edhe të drejtoj një klub tjetër, sigurisht, por unë e dua Chelsean dhe jam në duart e Abramovichit tani për tani”, tha Mourinho.

“Ditën kur Abramovichi do të mendojë se unë nuk bëj më për Chelsean, atëherë do të iki dhe ndoshta do të marr sërish një ekip anglez”, theksoi ai.

“Edhe sikur një klub të vijë dhe të më ofrojë dyfishin e pagës që marr te Chelsea, nuk ka asnjë shans”, deklaroi trajneri Mourinho.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara