Mourinho: Xavi e meriton Topin e Artë

10:31 | 23 Maj 2015

Ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho beson që ylli i Barcelonës që gjendet pranë largimit, Xavi Hernandez, e meriton të fitoj Topin e Artë.

“E kam njohur atë që kur ishte 16 apo 17 vjeçar”, tha fillimisht Mourinho për ‘Sport’, transmeton arbresh.info. “Nuk e di pse, por ai bënë sikur nuk më njeh kur gazetarët e pyesin për mua, kështu që e kam të vështirë të flas për të”.

“Ai është njëri nga lojtarët më të mirë të dekadës së kaluar, por pa titullin që e meriton më së shumti, Topin e Artë”.

“Barcelona dhe Juventusi e meritojnë të jenë në Berlin. Ata kaluan sezone të mira dhe provuan që janë shumë më të mira se klubet me të cilat u përballën në gjysmëfinale”, ka shtuar trajneri./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara