Mourinho tallet rreth transferimit në United (Video)

11:10 | 13 Maj 2016

Sipas raporteve nga ‘Sky Italia’ të enjten, Jose Mourinho ka arritur një marrëveshje me Manchester United.

Megjithatë, trajneri portugez është tallur me gazetarët kur është pyetur rreth transferimit tek gjiganti anglez, shkruan portali arbresh.info. I pyetur se a do të shkoj në Manchester United vitin e ardhshëm, Mourinho tha: Jo jo, jam duke shkuar në një hotel.

“Jam duke kërkuar për një punë të re, e humba ndeshjen e sotme, ndoshta mund të mbetem pa klub”, vazhdoi më tutje Mourinho.

Portugezi ishte duke udhëhequr një skuadër me legjendat e FIFA-s të cilët humbën 9-8 ndaj Mexican All-Stars./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara