Mourinho përgatitet të bëjë transferime të mëdha në mesfushë, listës i prijnë yjet e Atletico-s dhe Napoli-t

13:01 | 25 Maj 2020

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ka hyrë në merkato për të transferuar lojtarë të mëdhenj në mesfushë.

Sipas Don Balon, tekniku portugez beson se ylli i Atletico Madrid, Koke dhe Fabian Ruiz nga Napoli, janë dy opsionet më të mira për të përforcuar skuadrën, transmeton portali arbresh.info.

Koke është që disa vite në “Wanda Metripolitano” duke pasur suksese mjaftë të mëdha nën urdhrat e Diego Simeone.

Ndërsa, Ruiz vazhdon të shkëlqejë, por ky i fundit kërkohet nga shumë skuadra dhe transferimi nuk do jetë i lehtë për Tottenham.

Mourinho beson se me disa përforcime mund të garojë për Ligën e Kampionëve dhe Premierë Ligë në sezonin e ardhshëm./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara