Momenti kur Muriqi nënshkruan kontratën me Lazion

21:47 | 15 Shtator 2020

Lazio ka transferuar sot sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

Kosovari u transferua nga Fenerbahçe për një shumë rreth 18 milionë euro plus dy milionë euro bonuse.

Derisa, sipas mediave italiane, Muriqi do të përfitojë më shumë se 2 milionë euro.

E pas të gjitha këtyre Lazio ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet Muriqi duke nënshkruar kontratën e tij me Lazio.

Duket se Muriqi sytë i ka vetëm të Igli Tare të cilit nuk ia ndanë edhe gjatë momentit kur ai nënshkruan kontratën e tij të re.

“Mirësevjen në anijen tonë, piratë”, ka shkruar si mbishkrim Lazio në këtë postim. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara