Mohamed Salah mund të mungojë katër muaj sezoni e ardhshëm, kjo është arsyeja

23:04 | 26 Mars 2020

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është duke pasur disa probleme, pasi ylli i skuadrës, Mohamed Salah mund të mungojë katër muaj në sezonin e ardhshëm.

Bordi i Egjiptit dëshiron që Salah të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, lojëra të cilat janë suspenduar për vitin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Pos Lojërave Olimpike do të zhvillohet edhe turnir afrikan në të cilën do jetë pjesëmarrës egjiptiani se bashku me lojtarët e tjerë të skuadrës, Sadio Mane, Joel Matip dhe Naby Keita.

Nëse Salah merr pjesë në dy garat, atëherë do mungojë për disa muaj dhe kjo mund t’i shkaktojë probleme të mëdha Liverpoolit./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara