Modelja ‘hot’ publikon mesazhet private me Cristiano Ronaldon

09:26 | 16 Mars 2019

Modelja bukuroshe ka publikuar mesazhet e saj sekrete të cilat ia kishte dërguar futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo derisa ishin në lidhje para tri vitesh.

Bukuroshja nga Venezuela Alexandra Mendez ka zbuluar mesazhet nga WhatsApps gjatë një emisioni live ku ishte e ftuar, shkruan The Sun përcjell portali arbresh.info.

Në mesazhet private, ylli 34-vjeçar duket se ka kërkuar numrin e saj në Instagram.

Ronaldo më pas i kishte dërguar selfies të veta, para se të lidhej me modelen.

Në mesazhet e publikuara, Ronaldo i thotë se do t’ia ‘kafshonte të pasmet’ nëse shënon gol.

Modelja deklaroi në emision se asgjë nuk ndodhi midis tyre, pavarësisht takimit ballë për ballë.

Ajo tregoi që këto mesazhe i kishin më pak se tre vite.

Ronaldo gjatë asaj kohe ishte duke luajtur për Real Madridin, dhe akoma nuk e kishte takuar gruan e tij bukuroshe, Georgina Rodriguez. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale