Mo Salah shënon golin vendimtar nga pika e bardhë, fitore e rëndësishme për “Redsat”

18:03 | 12 Janar 2019

Liverpooli ka regjistruar një fitore të rëndësishme pasditen e sotme (e shtunë).

“Redsat” janë duke udhëhequr tani me shtatë pikë në krye të tabelës në Premierë Ligë me fitoren minimale të kundër Brightonit, shkruan portali arbresh.info.

Goli nga superylli egjiptian Mohamed Salah rezultoi të jetë vendimtar në këtë takim si mysafirë në kudër të xhiros së 22-të në Premierë Ligë. Mo Salah u tregua i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 50′.

Me këto tri pikë, skuadra e Jurgen Klopp vazhdon presionin ndaj kampionit në fuqi – Manchester Cityt si rivali më i afërt para ndeshjes së tyre mbrëmjen e së hënës.

Vlen të përmend që ylli kosovar Xherdan Shaqiri ishte pjesë e formacionit startues dhe luajti për plotë 72 minuta.

Ata kanë 57 pikë ndërsa Newcastle vazhdon qëndrimin në zonën e dëbimit me vetëm 18 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale