Mitrovica pëson disfatë 10 me 0 në “Fadil Vokrri”

20:23 | 11 Shtator 2019

KFF Mitrovica ka pësuar një disfatë tronditëse mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra e vashave të Mitrovicës është mposhtur nga Wolfsburgu i Gjermanisë me rezultat tronditës 0 me 10 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Rauch (14′), Maritz (28′, 63′), Huth (33′), Harder (46′, 48′ (P), 67′) , Jakabfi (79′), Cláudia Neto (85′) dhe Minde (87′) ishin autorët e golave për skuadrën mysafire në Prishtinë.

Ndeshja mes dy skuadrave është zhvilluar në kuadër të raundit të 1/16-ës.

Takimi kthyes luhet më 25 shtator./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara