Milot Rashica shënon gol të bukur kundër Malit të Zi

21:16 | 7 Qershor 2019

Kosova ka kaluar në epërsi në ndeshjen si mysafirë kundër Malit të Zi.

Kombëtarja jonë është duke udhëhequr me rezultat 0 me 1 në ndeshjen në Podgoricë kundër skuadrës nën udhëheqjen e trajnerit serb Ljubisa Tumbakovic, shkruan portali arbresh.info.

Pas një presioni të vazhdueshëm drejtë portës së Milan Mijatovic, “Dardanët” gjetën golin e parë me anë të Milot Rashicës.

Anësori kosovar i Werder Bremenit shënoi bukur pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme nga djelmoshat tanë.

Kjo është ndeshja e dytë e kombëtares sonë në kuadër të Grupit A në kualifikimet për Euro 2020./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara