Milani shokon Interin me dy gola të shpejtë nga Ibrahimovic

18:30 | 17 Tetor 2020

Milani ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Interit në Derby della Madonnina.

Është sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shënuar në minutën e 13-të për 0-1.

Goli i Ibrahimovicit erdhi pas një topi të thyer nga penalltia e pritur nga Samir Handanovic.

Kjo penallti u shkaktua nga mbrojtësi serb, Aleksandr Kolarov.

Ndërsa, goli i dytë i suedezit erdhi tre minuta më vonë pas asistimit të Rafael Leao./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara