Milani mund të luaj në Evropë?

12:41 | 12 Qershor 2019

Milani mund të jetë në gjendje të luaj në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm ndërkohë që janë duke u përgatitur për dëgjimin nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) para datës 14 gusht.

Një javë më parë është mësuar se UEFA suspendoi procedurat kundër Milanit rreth rregullave Financial Fair Play pasi apelimi i tyre i vazhdueshëm në CAS nga viti i kaluar ishte zgjidhur, transmeton portali arbresh.info.

Uebfaqja e CAS-it ka njoftuar se nuk është në para-plan asnjë dëgjim me “Rossonerët” apo Manchester Cityn para datës 14 gusht.

Shorti për ndeshjen në fazë të grupeve në UEFA Evropa Ligë për sezonin 2019/20 hidhet në fund në muajit gusht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara