Milani i prin garës për transferimin e Rakiticit

19:17 | 9 Nëntor 2019

Milani është duke e rivalizuar Interin për transferimin e Ivan Rakiticit.

Mesfushori nuk është i lumtur te Barcelona, andaj po e kërkon largimin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ernesto Valaverde i ka bërë me dije Rakiticit se është i lirë që të kërkojë një skuadër të re në afatin e dimrit, derisa shumë skuadra e duan transferimin e tij.

Nerazzurët ka kohë që po e kërkojnë transferimin e kroatit, derisa Antonio Conte thuhet se e pëlqen më shumë transferimin e Arturo Vidalit.

Zvonomir Boban thuhet se po punon shumë që ta transferojë në San Siro bashkëkombësin e tij, por ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë.

Marca, Mundo Deportivo, Diario Sport dhe Tuttosport, që të gjitha raportojnë se Milani tani është favorit për ta transferuar Rakiticin.

Barcelona do ta lejojë largimin e mesfushorit, por vetëm nëse pranon mbi 20 milionë euro, pasi kontrata e lojtarit skadon në vitin 2021.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara