Milani i futet garës për Pedro Rodriguezin

08:24 | 9 Nëntor 2019

Pedro Rodriguez është duke i kaluar ditët e fundit si futbollist i Chelseat.

Sulmuesi spanjoll nuk është duke bërë pjesë në planet e trajnerit Frank Lampard dhe ka pasur shumë pak hapësira këtë edicion.

Kjo ka bërë që Pedro të kërkoj largimin nga klub gjatë afatit kalimtar të janarit, duke konfirmuar se dëshiron një aventurë të re.

Milani së fundmi është skuadra e radhës që është duke kërkuar transferimin e Pedros në janar.

32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me ta.

Përveç Milanit interesim për të ka shprehur edhe gjiganti turk Fenerbahce, si dhe skuadra spanjolle Valencia./telegrafi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara