Milan vihet pas Marcel Sabitzer

10:45 | 26 Maj 2020

AC Milan është duke vazhduar të jetë i interesuar për yllin e RB Leipzig, Marcel Sabitzer, por klubi gjerman kërkon 40 milionë euro.

“Rosonerët” kanë qenë të lidhur me austriakun që prej kohës kur nisi bisedimet me trajnerin Ralf Ragnick, i cili mund të jetë trajneri i skuadrës italiane në sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Calciomercato, Leipzig kërkon 40 milionë euro për 26-vjeçarin, i cili ka qenë në top formë këtë sezon.

Sabitzer ka kontribuar me nëntë gola dhe shtatë asistime në 27 paraqitje në Bundesliga, derisa janë duke ‘luftuar’ me Bayern Munich dhe Borussia Dortmund për titullin e Bundesligës.

Lojtari gjithashtu kërkohet edhe nga Tottenham, të cilët ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara