Milan heq dorë nga transferimi i Jovic

10:55 | 6 Gusht 2020

Është ‘ftohur’ interesimi i Milanit për sulmuesin e Real Madrid, Luka Jovic.

Sipas Calciomercato, ‘Rossonerët’ nuk janë më të interesuar për transferimin e dështuar të Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Milan kishte synuar huazimin e 22 vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit, dhe ishte pritur që gjatë verës të rritet interesimi i tyre.

Por, planet për transferimin e Jovic janë prishur, me Milan që ka vendosur t’i ofrojë Zlatan Ibrahimovicit një kontratë të re.

Ibrahimovic te Milan ishte transferuar si lojtar i lirë në janar, dhe në 18 ndeshje ka shënuar dhjetë gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara