Messi thyen rekordin e madh të Ronaldos në La Liga

09:26 | 8 Dhjetor 2019

Lionel Messi vazhdon të vendos rekorde të reja në futboll.

Ylli argjentinas, ka shënuar tri gola në fitoren 5:2 të Barcelonës kundër Mallorca, për të treguar mesazh të qartë se mbetet kandidati kryesor për Topin e Artë të vitit 2020.

Messi me një shfaqje mbresëlënëse mbajti në këmbë gjatë gjithë kohës ‘Camp Nou’, për të dëshmuar se jo rastësisht të hënën tërhoqi për të gjashtën herë Topin e Artë.

Me tri golat kundër Mallorca, Messi ka çuar në 35 numrin e hat-trik në La Liga.Ai ka lënë pas Cristiano Ronaldon, që kishte shënuar 34 hat-trik sa ishte pjesë e Real Madridit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara